Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 20:31

Sofje - Bashkëshortja e presidentit aktual të Bullgarisë Georgi Përvanov gjendet midis kandidatëve të propozuar presidencialë të Partisë Socialiste të Bullgarisë.

Strukturat komunale të socialistëve bullgarë propozuan më shumë se 30 kandidatë për president.

Gjasa më të mëdha prej të gjithë kandidatëve të nominuar, të cilin socialistët bullgar e përkrahin, ka ish-deputetja  në Parlamentin Evropian, Meglena Kuneva.

Midis kandidatëve të tjetë të nominuar gjendet edhe zëvendës-kryetari aktual Angel Martin, kandidati për kryebashkiak të Sofjes Georgi Kadijev, lideri i Partisë Socialiste Sergej Stanishev, mbesa e ish-presidentit të Bullgarisë Todor Zhivkov, Evgenia Zhivkova, disa ish-ministra, e tjerë.