Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 18:15

Budapest – Me rastin e 100 – vjetorit të lindjes së Ronald Reganit, në Budapest do të vendoset përmendorja e këtij ish-presidenti amerikan.

Statuja nga bronzi do të vendoset më 29 qershor, në sheshin “Liria”, kumtoi Qeveria hungareze. Në ceremony, fjalime të tyre do të kenë kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe ish-sekretarja shtetërore amerikane, Kondoliza Rajs.

Hungaria vendosi t’i ngrit përmendore Reganit për shkak të meritave të tij për mposhtjen e komunizmit dhe mbarimin e Luftës së ftohtë, thuhet në kumtesë.

Përmendorja do të jetë e gjatë 2, 2 metra dhe është vepër e artistit hungarez, Ishtvan Mateo.