Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 14:14

Luksemburg - Serbia dhe Maqedonia rrezikojnë ta humbasin lirinë të hyjnë në hapësirën  Shengen pa viza, pasi që qeveritë e tyre nuk e ndalojnë lëvizjen nga azilkërkuesit e rrejshëm, paralajmëroi sot Belgjika, transmetuan agjencitë.

Pasi që në vitin 2009 vizat u ndërprenë, Belgjika dhe Suedia filluan të ankohen se janë të ngarkuara nga lutjet për azil politik nga qytetarët e Maqedonisë dhe ato të Serbisë, të cilët përpiqen ta keqpërdorin sistemin.

“Po, ne ende kemi shumë kërkesa”, deklaroi ministri i Belgjikës për migrim Melshior Vatle, në Luksemburg, para takimi të sotëm të  ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së.

Vatle deklaroi se më pak se një për qind nga azilkërkuesit nga vendet ballkanike konsiderohen si kandidat të mundshëm për pranim të statusit të tillë të kërkuar.

Sot Komisioni Evropian pritet para ministrave të BE-së ta paraqesë raportin për atë se si Serbia dhe Maqedonia e shfrytëzojnë lirinë e tyre të vizave në hapësirën e Shengenit.

Vatle deklaroi se raporti “nuk do të jetë shumë pozitiv për Serbinë” dhe do të jetë “shumë negativ për Maqedoninë” pasi që “numrat e azilkërkuesve të rrejshëm mbeten shumë të këqija”.