Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 17:52

Bruksel – NATO-ja mohoi se ka kryer goditje ajrore ndaj qytetit libian Sorman në 70 kilometra në perëndim nga Tripoli, në të cilin sipas autoriteteve libiane kanë vdekur edhe fëmijë.

Paraprakisht forcat libiane kumtuan se në sulmin e Aleancës ndaj rezidencës së një bashkëpunëtori të Moamer Gadafit janë vrarë 15 persona midis të cilëve 3 fëmijë.

Një pjesë e gazetarëve perëndimorë ishin çuar nga autoritetet në vendin e sulmit dhe kanë parë disa ndërtesa të rrënuara.

Sipas autoriteteve libiane, sulmi ishte ndaj rezidencës së Kuildi Hemidi i cili është anëtar i Këshillit të cilin e udhëhiqte revolucioni nga viti 1969. Aleanca pohon se sulmi i vetëm, i cili është kryer mbrëmë është ndaj caqeve në Tripoli.