Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 13:43

Bruksel – Ministrat nga vendet anëtare të NATO-s miratuan pako me reforma, të cilat nënkuptojnë mbylljen e disa prej 11-të bazave të Aleancës në Evropë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi se mbyllja e bazave dhe racionalizimi i agjencive, të cilat janë të detyruara për sferat siç janë mbikëqyrja tokësore dhe aviacioni strategjik, do ta bëjnë Aleancën më fleksibile dhe më me qasje.

“Disa seli do të mbyllen. Disa të tjera do të zhvendosen ose do t’ju ndërrohet funksioni”, theksoi Rasmusen, duke mos precizuar se cilat baza do të mbyllen.

Reformat të cilat i propozoi Rasmuseni kanë për qëllim numri i bazave të mëdha të NATO-s të zvogëlohet prej 11, në shtatë.

NATO-ja për momentin ka nga dy qendra komanduese për forcat tokësore, ajrore dhe detare si edhe tri qendra të tjera të forcave të përbashkëta, ndërsa sipas burimeve anonime të Aleancës propozohet mbyllja e nga një prej tyre.