Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 13:18

Bruksel - Më shumë se 700 mijë njerëz kanë marrë shtetësi nga disa prej vendeve të BE-së gjatë vitit 2009, ndërsa numri më i madh janë nga Afrika, publikoi Eurostat.

Sipas këtyre të dhënave, 776.000 qytetarë të shteteve të cilat nuk janë anëtare të BE-së, kanë marrë shtetësi në njërën nga vendet-anëtare, ndërsa krahas Afrikës (29 për qind) një numër i madh janë nga Azia (24 për qind) dhe shtetet evropiane të cilat nuk janë në Union (22 për qind).

Nga Amerika Veriore dhe Jugore kanë ardhur 15 për qind dhe nga Oqeania një për qind.

Më shumë shtetësi ka dhënë Britania e Madhe (204 mijë), Franca (136 mijë) dhe Gjermania (96 mijë). Më shumë shtetësi në anëtaret e BE-së kanë marrë marokenët, turqit, indianët dhe banorët e Ekuadorit.