Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 15:19

Bruksel – Komisioni Evropian dha dritë jeshile për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian nga 1 korriku i vitit 2013, deklaroi sot në Bruksel kryetari i KE-së, Zhoze Manuel Baroso.

“Komisioni Evropian vendosi t’i propozojë Këshillit të ministrave të BE-së të mbyllen edhe katër kapitujt e fundit nga gjithsej 35 në negociatat me Kroacinë për bashkimin e saj drejt BE-së”, thuhet në deklaratën e Barosos.

“Kjo e hap rrugën për bashkimin e Kroacisë drejt BE-së nga 1 korriku i vitit 2013, nëse data, e propozuar nga Komisioni, përcaktohet nga Këshilli”, theksoi Baroso dhe shtoi se “kjo është ditë historike për KLroacinë dhe për gjithë BE-në”.

“Kroacia sot është e gatshme për një hap më përpara, ndërsa kjo është shenjë edhe për vendet e tjera të Evropës Juglindore, se BE-ja është konzistente dhe reformat e bëjnë çmimin”, shtoi Baroso.

Shefat e diplomacive të 27-të anëtareve të BE-së janë thirrur nga ana e tyre ta japin miratimin e tyre më 21 qershor, disa ditë para takimit të kreut të liderëve evropianë, kumtuan burimet diplomatike në Bruksel.