Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 12:10

Bruksel – Kryeministri, Nikolla Gruevski sot në Bruksel do të takohet me euro-komisarin, Shtefan Fyle. Kryeministri do të shoqërohet nga ministri për punë të jashtme, Antonio Milloshovski dhe nga shefi i kabinetit të tij, Martin Protoger. I pranishëm në Samitin e Partisë Popullore Evropiane, do të jetë edhe grupi politik, i cili i bashkon partitë me të djathtit dhe orientim të qendrës të djathtë edhe në Evropë.

Samiti i Partisë Popullore Evropiane është përgatitje dhe prijëse për Botën Evropiane, e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër.

Në ueb faqen e Partive Popullore Evropiane, ku pjesëtarë është VMRO-DPMNE-ja, shkruan se në mbledhjen e Samitit të Partive Popullore do të marrin pjesë kryetari i Këshillit Evropian Herman Van Rumpuj, kryetari i KE-së Zhoze Manuel Baroso dhe njeriu i parë i Parlamentit Evropian Jurzhi Busek.

Në Samit do të jenë të pranishëm kancelaria e Gjermane Angela Merkel, kryeministri i Ukrainës Viktor Orban, kryeministri Italian Silvio Berluskoni si dhe kryeministri i Bulgarisë Bojko Borisov, të cilët janë lider të partive të djathta.

Krahas Gruevskit, nga vendet e Ballkanit perëndimor do të jetë edhe kryeministra Jadranka Kosor, si dhe Sali Berisha.

E madhe është probabiliteti i funksionarëve evropianë, duke përfshirë këtu edhe komisarin Shtefan Fyle, që të shprehin personalisht kritika ministrit Nikolla Gruevskit për vendosjen e përmendores së Lekës së Madh në sheshin e Shkupit dhe dy përmendoret e tjera të babait të tij Fillipi i II në Manastir dhe në lagjen e Shkupit, Autokomand.

Fyle, në një intervistë të dhënë më parë për televizionin A1 tha se nuk është mirë që të provokohet fqinji jugor, sepse kjo do të mund t’i dëmtojnë proceset e integrimit Evropian.