Lajme Shqip Tuesday, 17 April 2012 11:40

Oslo-Anders Bering Breivik, i cili ka pranuar se ka vrarë 77 njerëz në Norvegji, do të dëshmojë sot në gjyqin e tij.Proçesi gjyqësor kundër norvegjezit Anders Behring Breivik lidhur me sulmet e vitit të kaluar mori sot një kthesë të papritur kur një prej gjykatësve të cështjes u shkarkua pas dyshimeve për paanshmërinë e tij.

Dita e dytë e gjyqit pritej të niste me dëshminë e Breivik, por seanca e mëngjesit u shty pasi palët kërkuan largimin e gjykatësit Thomas Indrebo, i cili ne 23 korrik te vitit te kaluar kishte deklaruar se dënimi me vdekje është e vetmja gjë e duhur për të bërë në këtë çështje.

Gjyqi rinisi më pas me dëshminë e Breivik, për të cilën gjykata kishte vendosur që nuk do të transmetohej në media. Duke folur në sallën e gjyqit, Breivik tha se kishte kryer sulmin më të sofistikuar dhe spektakolar në Europë që pas Luftës së Dyte Botërore dhe se po mundej do të ripërsëriste gjithçka nga e para.  Sipas Breivik, vdekja do të ishte një nder për të.

Breivik ka thënë se po lufton për të shpëtuar Evropën nga Islami dhe multikulturalizmi.Nëse shpallet fajtor dhe ligjërisht i çmendur, Breivik mund të përballet me 21 vjet heqje lirie. (LajmeShqip.com)