|
|
e Hënë, 03 Shtator 2012 15:23 Londër-Përpjekjet diplomatike për tejkalimin e konfliktit në Siri pothuajse janë të pamundura që të arrijnë sukses dhe nuk punohet mjaftueshëm për ndërprerjen e luftërave, deklaroi përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Lakhdar Brahimi në një intervistë për BBC-në.
“E di sa është e vështirë, se është pothuajse e pamundur. Nuk mund të them tërësisht e pamundur, por pothuajse e pamundur” theksoi diplomati algjerian.
Brahimi theksoi se “druan nga barra e përgjigjësisë” që e ka ndërmarrë, si dhe nuk punohet mjaftueshëm për ndërprerjen e dhunës me mjete diplomatike.
“Njerëzit tashmë pyesin: Njerëz vdesin, e ti ç’farë bën? A ne nuk bëjmë shumë. Kjo vetëvetiu është ngarkesë e tmerrshme… Kam marrë përsipër këtë punë me sy të hapur dhe pa asnjë iluzioni” theksoi Brahimi.
Ai e zëvendësoi Kofi Anan nga fundi i gushtit. Paraardhësi i tij hoqi dorë nga funksioni me arsyetim se nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme për misionin e tij. (LajmeShqip.com)