|
|
e Premte, 02 Shtator 2011 12:57 Oslo – Detektivi policor norvegjez nga e enjtja i kërkon nazistët britanik për të cilët besohet se i kanë ndihmuar terroristit norvegjez, Andres Brejkvik, të vrasë 77 njerëz, më 22 korrik, në Oslo dhe në ishullin
Utoja.
Supozohet se polica norvegjeze eventualisht i ka marrë emrat e ndihmësve potencial nga bllogeri antimysliman Pol Rej.
Brejviku i është lavdëruar policisë se është lidhur me disa grupe terroriste në gjithë Evropën, duke numëruar edhe Britaninë e Madhe, ndërsa hulumtuesit vlerësojnë se disa prej tyre i kanë ndihmuar monstrumit t’i kryejë dy sulmet terroriste në Norvegji.
Detektivët policor e udhëheqin këtë aksion së bashku me Skotland jard britanik dhe i ndjekin ekstremistët emrat e të cilëve gjoja i kanë marrë nga Rej dhe për të cilët mendohet se i takojnë grupit djathtist në Britaninë e Madhe.
Zëdhënësi i policisë në Oslo, Roar Hanshen gjithashtu deklaroi se policia ka edhe disa të dyshuar të cilët i kanë ndihmuar Brejvikut.
“Kemi disa emra dhe disa grupe të cilat i hetojmë. Të dhënat për ato i marrim nga Pol Rej, por edhe nga Brejviku, ndërsa deri te disa erdhëm me hetim” tha ai.
Prokurori Pal-Frederik Hjort Krabi mbrëmë deklaroi se policia është drejtuar në hulumtimin e lidhjeve të Brejvikut me grupin e djathtë “Vitez tempalri”.
Avokati i Brejvik, Geir Lipestad gjithashtu, dje deklaroi se klienti i tij edhe më tej refuzon t’i identifikojë cilët do qoftë ndihmës të aktit të tij terrorist.