Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 11:03

Bruksel – Negociatat ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel, e marrëveshja për këtë ashtë arritur dje nga të tri palët, shkruan sot  Blic i Beogradit

Sipas kësaj gazete, nga pala serbe e sigurt është vetëm shkuarja e Daçiqit në Bruksel.

“Me insistim të bashkësisë ndërkombëtare negociatorët serbë do të shkojnë në Bruksel me propozime konkrete”, ka thënë një diplomat perëndimor që nuk deshi t’i përmendej  emri .Sipas këtij burimi, kushti i palës serbe është që nga marrëveshja të hiqet pjesë sipas së cilës Mitrovica jugore do t’i bashkohet Mitrovicës veriore. (LajmeShqip.com)