Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 10:28

Beograd – Ish-lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, të cilin autoritetet serbe e ekstraduan në Tribunalin e Hagës, është sëmurë nga kanceri, shkruan gazeta “Blic”, duke iu referuar avokatit të tij, Millosh Shalliq.

Avokati i të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, tha se ai ishte mjekuar fshehurazi nga kanceri para dy vjetësh në një spital në Beograd.

Shaliq tha se ai i posedon të dhënat mjekësore, që tregojnë se Mlladiqi është mjekuar nga limfoma në vitin 2009 në një spital të Beogradit, ndërsa gjendej në arrati.

Ai refuzoi të zbulojë emrin e spitalit, apo të mjekëve që thuhet se e kanë mjekuar Mlladiqin.

Një zëdhënës i prokurorisë serbe tha se dokumentet janë të falsifikuara.