|
|
e Hënë, 11 Prill 2011 16:06 24 Shtator 2012 20:04
24 Shtator 2012 13:25
12 Prill 2011 09:01
6 Prill 2011 12:47
Minsk – Raportohet se një shpërthim e ka tronditur sot metronë e kryeqytetit bjellorus, Minsk.
Një dëshmitar okular tha se ka parë tym nga stacioni Oktjabrskaja në qendër të qytetit dhe se viktimat kanë filluar të nxirren mbi sipërfaqe.
Arsyeja e shpërthimit nuk është bërë e ditur. Ministria e Emergjencave e ka konfirmuar shpërthimin.
Agjencia ruse RIA citoi dëshmitarë të kenë thënë se, të paktën 10 njerëz janë plagosur në këtë shpërthim.