|
|
e Hënë, 24 Shtator 2012 20:04 Bjellorusi – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se zgjedhjet e së dielës në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira, e as të ndershme.
“Këto zgjedhje nuk kanë qenë konkurruese nga fillimi. Zgjedhjet e lira kërkojnë që njerëzit të jenë të lirë të flasin, të organizojnë dhe të garojnë. Ne nuk e kemi parë këtë në këtë garë”, – ka thënë kreu i misionit vëzhgues të OSBE-së, Antonio Miloshoski.
Sipas shifrave zyrtare, 73 për qind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Bjellorusisë, por sipas opozitës, pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët.
Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u kanë dhënë shumicën partive besnike të presidentit Alyaksandr Lukashenko.
Sipas tyre, asnjë përfaqësues i opozitës nuk është zgjedhur për legjislaturën e re të vendit. (LajmeShqip.com)