|
|
e Hënë, 02 Prill 2012 10:30 Liderja e opozitës birmaneze Aung San Suu Kyi ka përshëndetur nëpërmjet një komunikate “fitoren e popullit” dhe i ka kërkuar partisë së saj dhe mbështetësve që të përmbajnë gëzimin në këto momente.
“Është fillimi i një ere të re”, është shprehur fituesja e çmimit Nobel për Paqen, e cila ka fituar 43 nga 44 vendvotimet në zgjedhjet elektorale.
“Nuk është triumfi ynë, por i atyre që vendosën të merrnin pjesë në këtë proces politik. Nuk ka rëndësi numri i votave të fituara, edhe pse jemi të kënaqur për numrin e lartë, por entuziazmi me të cilin kanë marrë pjesë njerëzit në këtë proces votimi demokratik”, theksoi Suu Kyi.
“Kemi fituar 43 nga 44 vendvotimet dhe po presim rezultatet e fundit tashmë nga shteti Shan”, shtoi një zëdhënës i partisë.
San Suu Kyi, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit në arrest shtëpie, u lejua të merrte pjesë në zgjedhjet elektorale për herë të parë.