|
|
e Shtunë, 30 Qershor 2012 08:35 Beograd – Njësia më e lartë policore serbe, apo e njohur si Xhandarmëria, ka bërë një betim të ri, teksti i së cilës është i fokusuar kryesisht në rëndësinë dhe mbrotjen e Kosovës.
Komandanti i njësisë, Bratislav Dikiq është autor i tekstit të betimit. Në këtë tekst janë përdorur edhe metafora si “në shpirtin e Vidovdanit”.
“Kjo është një metaforë e qartë. Shpresojmë që në shpirtin e Vidovdanit të na kthehet historia dhe të kujtojmë heronjtë në Kosovë, dhe këtë ditë si ditë të heronjëve të Kosovës. Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme për ne që prej formimit të saj e deri në këtë ditë”, citohet të ketë thënë Stanica Puzoviq nga xhandarmëria serbe.
Mirëpo, Milan Antonijeviq, aktivist për të drejtat e njeriut, e sheh me shqetësim këtë qasje të Serbisë që para vetes e vë gjithnjë Kosovën.
“ Kjo është një qasje e gabuar e më shumë atëherë kur e dimë se kjo njësi do të jetë në shërbim në rajone multi etnike dhe do të ketë kontakte me kombet tjera, duhet ta dimë se Serbia nuk funksionon kështu dhe se nuk është Kosova para se gjithash për Serbinë”, ka thënë ai, raporton B92.
Ndryshe, Xhandarmëria serbe ka rreth 3 mijë pjesëtarë të armatosur me artileri të rënd, cilët janë nën komandën e një personi. 600 nga këta pjesëtarë janë të specializuar “mes detyrave që janë të ngjashme me ushtrinë e më pak me policinë”.
Teksti i betimit:
“Kosova është nëna ime
Origjina ime është nga Kosova
Të parët e mi janë nga Kosova
Historia është në Kosovë
Kombi serb ka lindur në Kosovë
Serbia ime është krijuar në Kosovë.
Pa Kosovën, unë nuk kam nënë
Pa Kosovën, unë nuk kam origjinë
Pa Kosovën unë s’kam të parë
Pa Kosovën unë nuk kam histori
Pa Kosovën, kombi im serb nuk do ekzistonte
Pa Kosovën, Serbia ime nuk ekziston
Për popullin serb, për vëllezërit dhe motrat
Unë zotohem para Zotit
Unë do dal fitimtar ose do të pranoj me nder vdekjen
Për nderin tim
Për origjinën
Për familjen time
Për Serbinë
Me besim në Zot, për Kryqin e Nderit dhe Nënës Serbi
Jetë të gjatë Serbisë! (LajmeShqip.com)