Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 14:56

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, deklaroi sot se i ka rregulluar marrëdhëniet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një takim ballë për ballë gjatë një konference të konservatorëve evropianë në Madrid.

“Ne i sqaruam të gjitha”, tha Berlusconi për agjencinë italiane ANSA, duke iu referuar polemikave mbi një koment të tijin kundër Merkelit që doli si rezultat i një përgjimi të një bisede telefonike kur ishte ende kryeministër.

Berlusconi, që e ka kundërshtuar vazhdimisht incidentin tha se “Merkel e dinte që shprehja që kishte lidhje me seksin dhe që sipas medias Italiane ishte thënë nga kryeministri, ishte krejtësisht një sajesë”.

Ai u shpreh se “zhvilloi një bisedë të gjatë me Merkelin mbi çështjet ndërkombëtare, kërcënimin që përbën Shteti Islamik dhe marrëdhëniet me Ruisinë”, presidenti i të cilës, Vladimir Putin, është mik i ngushtë me Berlusconin.

Berlusconi u largua nga posti kryeministrit në vitin 2011 dhe u përjashtua nga parlamenti dy vite më vonë pasi u dënua për evazion fiskal, por ai vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në politikën italiane si kryetar i partisë konservatore “Forza Italia”.

Pjesëmarrja e Berlusconit në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Madird shënon rikthimin e tij në skenën evropiane.