Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 11:33

Berlin – Moamer Gadafi armatos kriminelë që ta shtypë kryengritjen kundër regjimit në Zlitan, një nga tre qytetet mes Misratës dhe Tripolit, deklaroi përfaqësuesi i kryengritësve.

Sipas tij, ithtarët e Gadafit rekrutojnë kriminelë detyra e të cilëve është ta mbajnë çdo kryengritës të dyshuar dhe t’i kërcënojnë banorët e qytetit të vogël strategjik.

Sipas tij, bëhet fjalë për narko dilerë, plaçkitës dhe kriminelë të tjerë të armatosur me automatikë dhe minahedhës.

“Përveç kërcënimeve dhe arrestimeve, patjetër duhet të kemi kujdes edhe nga përdhunimet”, deklaroi zëdhënësi Muhamed, për mediat perëndimore. Ai konfirmoi se rasti i këtillë i fundit ishte i lidhur me një djalë 12 – vjeçar, i cili është përdhunuar dhe është lënë në rrugë.