Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 09:42

Beograd – Kompania “Japonia Tobako Interneshënal” (JTI) sot shënon pesëvjetorin e privatizimit të suksesshëm të Industrisë së duhanit Senta dhe me këtë rast paralajmëron edhe investim në Serbi në vlerë prej dy milionë dollarësh, kumtoi kompania.

Nga ndërmarrja e menaxhimit të Industrisë së duhanit Senta deri më sot, JTI ka investuar më shumë se 100 milionë dollarë në Serbi, i ka modernizuar fabrikat, ka nxitur prodhimtarin e cigareve dhe filloi eksport në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci, si dhe eksport të duhanit në vendet e BE-së.

Gjatë ndërmarrjes së menaxhimit, Industria e duhanit Senta ka pasur 85 të punësuar, ndërsa sot JTI ka mbi 300 punëtorë në Senta dhe në Beograd, ndërsa bashkëpunon edhe me 650 kultivues të duhanit dhe punëtorë sezonalë.