Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 08:40

Beograd – Ndihmës-sekretari shtetëror amerikan, Filip Gordon do të udhëtojë sot për vizitë në Beograd, ku do të bisedojë me përfaqësuesit zyrtarë serbë. Gordon sot do të ketë takim me shefin e diplomacies, Vuk Jermeiq.

Ndihmësi i Hilari Klinton e filloi turneun ballkanik në Sarajevë, ndërsa prej 17 qershorit do ta vizatojë Prishtinën dhe Zagrebin.

Gordon, në Sarajevë, mbajti fjalim në konferencën për Ballkanin Perëndimor me titullin “Progres, stagnim apo regresion”, ndërsa pati takim edhe me përfaqësuesit e lartë të BeH-së, Valentin Incko. Departmanti shtetëror paraprakisht kumtoi se Gordon gjatë vizitës në rajon, do ta konfirmojë mbështetjen e SHBA-së për të gjitha shtetet në atë rajon në ndërtimin e shoqërive të përparuara, paqedashëse dhe demokratike në rrugën që të marrin vendin e tyre si anëtare të plotëfuqishme në bashkësitë evropiane dhe euroatlantike.