Lajme Shqip e Hënë, 30 Maj 2011 15:56

Beograd – Ekstradimi i ish gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq në tribunalin e Hagës do të jetë i mundshëm më së shpejti për dy, ndërsa më së voni për katër ditë, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë serbe, Sllobodan Homen.

“E tërë procedura do të zgjasë prej dy deri në katër ditë”, theksoi Homen.

Autoritetet serbe, të premten i përmbushën kërkesat për ekstradimin e Mlladiqit, por tani pritet afati ligjor për ankesë. Avokati i Mlladiqit, Millosh Shaliq theksoi se do ta dërgojë ankesën përmes postës.

“Dërgimi me postë është taktikë e stërzgjatjes. Supozoj se ankesa do të fokusohet në gjendjen psikike të Mlladiqit”, sqaroi zëdhënësi.

Paraprakisht, mediat publikuan se në Hagë presin se deri në ekstradimin e të arratisurit më të njohur të Hagës, pas më shumë se 15 vjet arrati, do të mund të vijë që sot apo nesër.

Sipas procedurës, Mlladiqi sapo të transferohet në Hagë duhet të paraqitet para gjykatësve, ndërsa në arrestin në Sheveningen në fillim mund të ndahet nga të akuzuarit e tjerë.

Gjithashtu, pritet ai të kontrollohet nga një ekip i veçantë i mjekëve dhe të vlerësohet nëse është e nevojshme të marrë kurim intensiv mjekësor dhe nëse mundet të paraqitet para gjykatësve.

Mediat pohojnë se para njësitit të arrestit në Sheveningen veç më janë automjetet për reportazhe të shtëpive gjigande televizive dhe janë vendosur ekipe të cilat e presin hyrjen në automjtetet me të cilat do të transferohet ish komandanti i luftës së Luftës së Republikës Serbe.