Lajme Shqip e Hënë, 16 Korrik 2012 15:40

Beograd – Shërbimi informativ i Serbisë ka marrë një informatë se është ofruar një shpërblim prej 10 milionë eurosh për kokat e politikanëve serbë Boris Tadiç, Ivica Daçiç, Miodrag Rakiç, Sasa Vukadinoviç, Milko Radosavleviç dhe Snezana Maloviç. 

Siç njoftoi gazeta serbe “Press”, shërbimi serb këto informata i ka marrë nga një shërbim evropian i inteligjencës. “Narko-bosi serb në arrati, Darko Shariç, ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë eurove për vrasjen e këtyre gjashtë politikanëve, të cilët i fajëson për shkatërrimin e perandorisë së tij të drogës”, shkroi Press, i cili besohet se aktualisht gjendet në Afrikën e Jugut.

Më tutje theksohet se për këtë është njoftuar edhe presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe bashkëpunëtorët e Nikoliçit kanë theksuar se ai ka insistuar që Tadiçit dhe familjes së tij t’i ofrohet mbrojtje maksimale. (LajmeShqip.com)