Lajme Shqip e Martë, 11 Tetor 2011 20:21

Bruksel – Bashkimi Europian shprehu shqetësimin e tij të thellë dhe lajmëroi për “ndërlikime të thella”, disa orë pasi ish-Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, u dënua me tetë vjet heqje lirie për abuzim me detyrën.

Vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Kiev është parë nga ekspertët si gjerësisht politik. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, deklaroi se “ngjarja do të ndikojë në politikat e BE-së ndaj Ukrainës”.

Burgosja e Tymoshenkos detyron Bashkimin Europian që të rishikojë politikat e tij ndaj Kievit zyrtar, ka thënë Catherine Ashton.

Tymoshenko veproi përtej fuqive të saj, duke mbyllur pa kaluar në parlament një marrëveshje gazi me Rusinë në 2009-n, marrëveshje që është parë si e dëmshme për Ukrainën.