Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 07:30

Luksemburg – Me liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor është realizuar qëllimi kryesor – lehtësimi i lidhjeve mes njerëzve, përmirësimi i mundësive për kontakte afariste dhe për këmbimm kulturor dhe njohje më të mirë me BE-në, thuhet në raportin i cili po shqyrtohet sot në Luksemburg në mbedhjen e Këshillit të punëve të brendshme dhe drejtësisë të BE-së, i cili është në kuadër të mekanizimit për ndjekje të liberalizimit të vizave.

Në përgjithësi, sipas informatave të cilat janë të qasshme në Luksemburg, bilansi i raporteve gjashtëmujore të përpunuara në kuadër të mekanizimit për ndjekje të liberalizimit të vizave është pozitiv, posaçërisht në pjesën që ka të bëjë me sigurinë e dokumenteve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Nga ana tjetër, si problem potencohet numri i rritur i azilantëve nga vendet nga rajopni, respektivisht keqpërdorimi i së drejtës për azil.

Kjo ishte problematike pas heqjes së regjimit të vizave, kur qytetarë nga vendet me liberalizim të vizave fillaun të kërkojnë azil, ndërsa të tjerët thjeshtë mbetën si ilegalë në territorin e Shengen zonës.

Në raportin posaçërisht theksohet se nga përvojat e deritanishme, zbatimi i marrëveshjes për riatdhesim është pozitiv, dhe se shtetet nga rajoni kanë bërë përpjekje serioze për luftë kundër keqpërdorimit të regjimit të lirë të vizave dhe se janë të përkushtuar në zgjidhjen e kësaj çështje.