Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 09:45

Liderët nga disa shtete të Europës, në Bruksel kanë filluar një takim emergjent me qëllim që t’iu japin fund pikëpamjeve të ndryshme që kanë rreth zgjidhjes së krizës së refugjatëve që po vijnë në Europë përmes Ballkanit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një draft-deklaratë, u bën thirrje shteteve që të mos e lejojnë kalimin e refugjatëve përmes kufirit të tyre pa marrëveshje me fqinjët.

Në këtë takim po merr pjesë edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se Serbia s’do të ndërtojë mure që t’ua ndalojë refugjatëve kalimin në shtetet perëndimore.

10 anëtare të Bashkimit Europian dhe 3 shtete jo anëtare po marrin pjesë në këtë takim, mirëpo po mungon Turqia, si njëra ndër vendet që luan rol kyç në zgjidhjen e kësaj krize.