Lajme Shqip e Premte, 15 Qershor 2012 12:15

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian i bënë me dije, kryetarit të ri të Serbisë Tomisllav Nikolliç, se kushti kryesor për ecjen e këtij vendi drejt BE-së, është përmirësimi i raporteve me Kosovën.

“Normalizimi i marrëdhëneive të Serbisë me Kosovës mbetet kushti kryesor për të lëvizur në fazën tjetër të përparimit (drejt BE-së). Me fjalë tjera, kjo do të jetë thelbësore, për t’i mundësuar Komisonit rekomandimin eventual për nisjen e negociatave për anëtarësim”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso pas një takimi me Nikoliçin në Bruksel. (LajmeShqip.com)