Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 12:04

Bruksel - Qeveria greke gjatë vitit të kaluar bëri përpjekje të mëdha për përballjen me krizën serioze buxhetore, ku arriti zhvendosje pozitive në konsolidimin fiskal, edhe pse ende ka punë, deklaroi mbrëmë vonë në Bruksel kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso, pas takimit me kryeministrin grek Jorgos Papanderu.

“Jam i vetëdijshëm për gjendjen e qytetarëve në Greqi, por nuk ekziston mënyrë më lehtë për dalje nga kriza. Mënyra e vetme që vendi ta kthej rritjen ekonomike dhe të hapen vende të reja të punës është që të kthehet konkurrenca dhe të vendosen financat publike në bazë solide”, tha Baroso.

Barroso theksoi se Greqia mund të konsiderojë mbështetje dhe solidaritet nga ana e Bashkimit Evropian për dalje nga kriza debitore.

“Besoj se Qeveria e re greke do ta marrë besimin e Parlamentit”, tha Baroso, duke shtuar se është me rëndësi të veçantë  që deputetët ta miratojnë projektin ambicioz qeveritar për masa plotësuese fiskale dhe për privatizim, i cili është harmonizuar me BE dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Miratimi i kësaj pakoje është kusht i domosdoshëm që e vendosen BE-së dhe FMN-ja për pagesën e transhesë së ardhshme nga ndihma financiare për Greqinë në fillim të korrikut.

“Kjo nuk është zgjidhje e lehtë, por problemet duhet të zgjidhen. Tani nuk është koha për mëdyshje. Tani është koha që të bëhen përpjekjet për të mirën e popullit grek dhe të gjithë Evropës”, theksoi Baroso.