Lajme Shqip Friday, 26 April 2013 12:26

SAVAR – Të paktën 275 persona kanë humbur jetën dhe rreth 1 000 të tjerë janë plagosur dy ditë më parë në Bangladesh nga shembja e një ndërtese tetëkatëshe, ku ndodheshin gjithashtu disa dyqane, bënë të ditur burime zyrtare vendase. 

Sipas ministrit të Brendshëm, Muhiuddin Khan, ndërtesa ishte e paligjshme.
“Të paktën 275 persona humbën jetën”, thanë burime zyrtare vendase. 

“Ndërkohë, rreth 1 000 të tjerë janë shtruar në spital”, shtuan ato. 

Ndërtesa e mbiquajtur “Rana Plaza” u shemb rreth orës 03:00 GMT të së mërkurës në Savar.