Lajme Shqip e Hënë, 23 Korrik 2012 13:41

Podgoricë – Mali i Zi është partner shpresues për të gjitha qëllimet e KB-së, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-Mun pas takimit me presidentin malazez Filip Vujanoviq në Cetinjë, njoftoi gazeta malazeze “Vjesti”.

Sekretari i përgjithshëm premtoi ndihmë për Malin e Zi në inkuadrimin e saj në Bashkimin Evropian, me të cilën veçmë i filloi negociatat.

Ban Ki-Mun para gazetarëve deklaroi se në këtë proces KB-ja mund t’i ndihmojë Malit të Zi në programet nga sfera e të drejtave të njeriut, statusi i refugjatëve dhe zhvillimit këmbëngulës.

Ai vlerësoi se ardhmëria e Malit të Zi është “premtuese”, duke theksuar se me fillimin e negociatave Bashkimi Evropian e ka “respektuar avancimin e Malit të Zi nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2006″.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së mbërriti në Mal të Zi në kuadër të turneut të tij ballkanik, pasi që i vizitoi Slloveninë dhe Kroacinë. Sot ai do të udhëtojë për në Serbi, me ç’rast do t’i vizitojë edhe Kosovën dhe Maqedoninë, ndërsa më 26 korrik turneun do ta përfundojë me vizitën në BeH. (LajmeShqip.com)