|
|
e Shtunë, 21 Korrik 2012 13:45 Kroaci – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se ndërtimi i urave ndërmjet ndarjeve etnike dhe integrimi në Evropë, është çelës i stabilitetit në Ballkanin e trazuar.
“Ne duhet t’i deaktivizojmë tensionet e theksuara dhe mosbesimin nëpërmjet dialogut dhe pajtimit”, tha Ban Ki-moon, gjatë fjalimit të djeshëm në Parlamentin e Sllovenisë.
Sllovenia ishte vendi i parë që zyrtari i lartë i OKB-së e vizitoi në kuadër të turneut të tij ballkanik, me ç’rast do të qëndroj edhe në Kosovë.
“Lirimi i rajonit nga mbetjet e fundit të luftës është esenciale për stabilitetin e qëndrueshëm”, tha Ban Ki-moon dhe shtoi se kjo do të arrihej edhe “me integrimin më të madh në Evropë”.
Sot Ban Ki-moon gjendet në Kroaci, ndërsa do ta vizitoj edhe Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedonine. (LajmeShqip.com)