Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 09:03

Bagdad – Tre shpërthime të fuqishme tronditën Irakun duke shkaktuar disa të vdekur e dhjetra të plagosur.

Lajmi njoftohet nga autoritetet vendase, sipas të cilave shpërthimet kanë ndodhur në qytetin e Ramazit në perëndim të Bagdadit. Sipas tyre, ato kanë ndodhur në një interval kohor thuajse të njëjtë e për pasojë të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ky ishte sulmi i parë tragjik me bomba në Irak pas disa muajve qetësi në të gjithë vendin. Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë terroriste deri më tani.