Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 14:32

Bagdad - Ndaj bazës së armatës ushtarake në afërsi të aeroportit në Bagdad është kryer një sulm raketor, kumtuan agjencitë botërore, duke iu referuar dëshmitarëve okular dhe anëtarëve të forcave irakiane për siguri.

Televizioni Al Arabia transmetoi se gjatë sulmin e humbën jetën gjashtë ushtarë amerikan, ndërsa pesë janë plagosur.

Televizioni lokal irakian “Al Tagrir” kumton për pesë të vrarë.

Zëdhënësi i armatës amerikane deklaroi se është në dijeni për sulmin, por nuk mund t’i konfirmon informacionet për viktimat.