Lajme Shqip e Shtunë, 23 Qershor 2012 20:20

Siri - Një avion ushtarak turk mësohet të jetë qëlluar nga forcat e sigurisë siriane pranë kufirit. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti britanik BBC, sipas së cilit ushtria turke humbi kontaktet me avionin NF-4, që prej mëngjesit të sotëm, teksa fluturonte në jugperëndim të provincës Hataj.

Avioni po kryente fluturime mbi detin Mesdhe, që prej orëve të para të mëngjesit, por sapo ka arritur në kufirin mes shteteve raportohet të jetë qëlluar nga forcat siriane, por të dy anëtarët kanë shpëtuar pa lëndime.

Kjo ka qenë arsyeja që kryeministri turk Rexhep Tayp Erdogan mblodhi kabinetin qeveritar. Edhe pse forcat ajrore të mbrojtjes siriane nuk kanë konfirmuar të shtënat, sipas mediave lokale, Siria i ka kërkuar falje kryeministrit turk.

Turqia dhe Siria dikur kanë pasur marrëdhënie mjaft të ngushta, krisja e të cilave nisi në mars të vitit 2011, pas protestave kundër presidentit sirian Bashar al Assad. (LajmeShqip.com)