Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 15:02

Vjenë – Bodrumi ku austriaku Josef Fritzl kishte mbajtur vajzat e tij për 24 vjet, është duke u mbushur me cement.

Autoritetet kanë thënë se ai do të mbyllet “dhe do të sigurohet që kurrë më askush, asnjëherë gjatë jetës të mos mund të hyjë aty”, njofton BBC.

Fritzl, 78 vjeçar, është dënuar me burgim të përjetshëm në mars të vitit 2009. Ai është konsideruar si “monstrum” ndërkaq është dënuar nën akuzat për vrasjen e një nga vajzave të tij, përdhunim dhe incest.

Në vitin 2011, autoritetet austriake njoftuan për vendimin e shkatërrimit të shtëpisë.