Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 13:23

Ministrja e punëve të brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, ka njoftuar se Austria do të ndërtojë mur përgjatë kufirit të saj me Slloveninë, raporton transmetuesi publik austriak Oe1.

Sipas saj, Austria duhet të ndërmarrë masa në rast të përkeqësimit të situatës, transmeton lajmi.net.

“Kjo ka të bëjë me sigurimin e një hyrjeje të rregullt dhe të kontrolluar në vendin tonë, e assesi për mbyllje të kufijve”, ka deklaruar Mikl-Leitner.

Ministrja austriake, ka thënë se ditëve të fundit është vërejtur se disa grupe të refugjatëve janë bërë gjithnjë e më të padurueshëm dhe agresiv.

Mikl-Leitner beson se deklarata e Gjermanisë se nuk do ti dëbojë sirianët ka ndikuar në valën e madhe të refugjatëve.