Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 11:07

Athinë – Kryeministri grek Jorgos Papandreu, në insistimin që ta tejkalojë krizën politiko-ekonomike, sot në mëngjes e propozoi qeverinë e re, në të cilën janë bërë shumë ndryshime dhe e cila duhet të marrë mbështetje në Parlament.

Papandreu e ndërroi ministrin e Financave Jorgos Papakonstantinu, i cili ishte arkitekt i programit kontestues për kursim. Në vendin e tij e emëroi ministrin e deritanishëm të Mbrojtjes, Evangelos Venizelos.

Papakonstantinu, do të bëhet ministër i Mjedisit Jetësor. Shef i diplomacisë në kabinetin e ri është emëruar Stavros Lambrinidis, eurodeputet i PASOK-ut.

Ministër i Mbrojtjes është emëruar Panos Bedlitis.

Papandreu po përpiqet me ndryshimet në qeveri, e cila u ballafaqua me rezistencë nga opozita, sindikatat dhe nga radhët e saj, të sigurojë mbështetje në Parlament nga programi i saj kontestues për kursim.

Qeveria propozoi të ulen pagat, të rriten tatimet, të zvogëlohet numri i punëtorëve dhe të privatizohen kompanitë publike. Në këtë mënyrë sivjet duhet të kursehen mbi gjashtë miliardë euro, që është parakusht që të merret kredi e re nga FMN-ja dhe institucionet financiare evropiane.