Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 12:16

Athinë – Rreth 100 anëtarë të sindikatës PAME, e cila mbështetet nga Partia Komuniste në Greqi, në mëngjes e bllokuan ndërtesën e Ministrisë së Financave në Athinë.

Demonstruesit vendosën një pankartë të madhe në ndërtesën, me të cilën thirren në grevë të përgjithshme. Demonstruesit nuk u përgjigjën se sa kohë do të vazhdojë bllokada e Ministrisë.

Protesta mbahet në momentin kur ekspertë të BE-së, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e mbarojnë kontrollin për gjendjen e ekonomisë greke dhe zbatimin e reformave, të cilët janë përgjegjës në këmbim për kredinë shpëtuese në vlerë prej 110 miliardë euro.