|
|
e Martë, 21 Gusht 2012 21:45 9 Prill 2013 20:51
21 Dhjetor 2012 20:40
16 Dhjetor 2012 17:40
21 Gusht 2012 19:10
19 Gusht 2012 14:18
16 Gusht 2012 15:56
22 Qershor 2012 19:50
30 Maj 2012 17:50
5 Tetor 2011 18:32
1 Shtator 2011 19:43
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka kërcënuar Britaninë e Madhe me masa radikale të hakmarrjes, nëse autoritetet britanike vendosin të bastisin Ambasadën e Ekuadorit në Londër, me qëllim të arrestimit të Julian Assange.
“Në qoftë se Britani e Madhe vendosë që të cenojë integritetin territorial të Ekuadorit, përgjigja jonë do të jetë radikale. E këshillojmë Qeverinë e Britanisë së Madhe që të mendohet mirë për të gjitha, sepse epoka kur mbretëritë kanë bërë çfarë u ka dashur qejfi ka kaluar moti”, deklaroi Chavez në televizionin shtetëror venezuelas.
Përkundër këtij kërcënimi të drejtpërdrejtë të Britanisë, Chavez nuk e specifikoi natyrën e këtyre masave radikale, edhe pse pohoi se ato tashmë janë duke u përgatitur.(LajmeShqip.com)