Lajme Shqip Friday, 26 April 2013 14:10

Sarajevë – Agjencitë e lajmeve njoftojnë se në Sarajevë sot është arrestuar presidenti i Bosnjë e Hercegovinës, Zhivko Budimir. Arrestimi i tij është bërë pas dyshimeve të bazuara për mitmarrje në këmbim të dhënies së faljeve për të arrestuar.

Aksionin e arrestimit e kanë kryer pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetime e Mbrojtje (SIPA).

 Presidenti i BeH u arrestua në kabinetin e tij, në Sarajevë, transmeton Koha.net njoftimet.

SIPA po bastis disa ambiente në Presidencën e BeH, në kryeqytet.(LajmeShqip.com)