Lajme Shqip Wednesday, 30 October 2013 16:03

Beograd- Biznesmeni shqiptar Qazim Osmani është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Beograd pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij malazeze. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe. Osmani është vënë në arrest me burg për 48 orë.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij Manda Popovic në hotelin “Zira” të Beogradit fundjavën që sapo lamë pas. 

Pas incidentit, Osmani është larguar me makinën e tij Ferrari. Mediat serbe i referohen atyre gjermane të cilat e përshkruajnë Qazim Osmanin si “mbret i tregut evropian të drogës”, ndërkohë që nuk është hera e parë që Osmani akuzohet për dhunë ndaj të dashurave të tij. /shqiptarja/