|
|
e Enjëte, 26 Korrik 2012 16:26 Damask – Armata siriane sistemon ushtarë rreth Alepos dhe përgatitet për operacion të madh me qëllim që ta kthejë kontrollin në qytetin e dytë sipas madhësisë në Siri.
“Forcat speciale u sistemuan dje dhe sot pas pjesëve lindore të qytetit, arritën edhe njësi të tjera për ofensivë të përgjithshme që do të ndodhë nesër ose pasnesër”, kumtoi një burim nga shërbimet siriane të sigurisë.
Sipas burimit, mes 1.500 dhe 2.000 kryengritës kanë arritur për të ndihmuar veç më 2.000 kryengritës të sistemuar në qytetin. Ata gjenden më shumë në lagjet periferike jugore dhe lindore të Alepos, posaçërisht në Salahedin dhe lagjet për çark, tha burimi.
Aeroporti është i izoluar nga qyteti, për shkak se katër prej pesë rrugëve ndaj saj janë nën kontroll të kryengritësve.
Kryengritësit konfirmuan se armata siriane përgatit kundërofensivë.
“Njësitë ushtarake arritën në Alepo dhe presim çdo moment operacion të gjerë, posaçërisht në rajonet periferike jugore, lindore dhe ato perëndimore”, deklaroi zëdhënësi i Armatës së lirë siriane në Alepo koloneli Abdel Xhakar al Okaidi. Sipas tij, rreth njëqind tanke dhe një numër i madh i makinave tjera ushtarake kanë arritur në Alepo. (LajmeShqip.com)