Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 09:50

Los Angeles - Zjarri i madh ka shkatërruar rreth një mijë kilometra katrorë pyje në pjesën lindore të shtetit federal Arizona, ku me stihinë e zjarrit po luftojnë 2.500 zjarrfikës dhe 22 helikopterë, transmetuan agjencitë botërore, duke i cituar autoritetet e këtij shteti amerikan.

Janë evakuuar disa qytete më të vogla.

Top i zjarrtë dhe re të mëdha janë varur mbi rajonin pyllor Vollou, në verilindje nga Feniksi, në afërsi me kufirin e shtetit Meksika e Re.

Erërat e fuqishme dhe moti i thatë për nëntë ditë me radhë po ndezin zjarrin.

Guvernatori i Arizonës, Xhon Bruer dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në dy qarqe.