Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 12:52

Nju-Jork - Zjarri i madh në pjesën lindore të Arizonës kërcënohet të rritet në një nga zjarret më të mëdha në historinë e shtetit, lajmërojnë mediat amerikane.

Zjarrfikësit po tentojnë ta parandalojnë zjarrin që ta shkatërrojë qytetin e vogël malor Luna, në Nju-Meksikë.

Autoritetet kryejnë biseda informative me dy persona të dyshuar se e kanë shkaktuar zjarrin duke mos e shuar zjarrin  në një kamp. Është planifikuar evakuim i 200 personave nga Luna.

Zjarre ka edhe në pjesë të tjera të Nju-Meksikës edhe përgjatë kufirit me Koloradon ku është mbyllur edhe autostrada ndërkombëtare.

 

Zjarret shkatërruan qindra kilometra katrorë në Teksas në disa nga javët e kaluara.