Lajme Shqip Monday, 11 February 2013 20:55

Ushtari amerikan i trupave speciae Navy Seal, i cili ka qëlluar tri herë në Osama bin Ladenin dhe supozohet se është personi i fundit që e pa atë të gjallë, është ankuar se nuk ka trajtimin e duhur.

“Qëlluesi”, nofkë me të cilën ai vetë preferon të identifikohet, në një intervistë për rrjetet amerikane që e transmeton The Guardian, ka thënë se ka pritur një trajtim më të mirë.

“Kam kërkuar të pensionohem para kohe për shkak të rrethanave që u krijuan. Kujdesi im shëndetësor dhe i familjes time është ndalur. Ata më thanë se tani je jasht shërbimit dhe misioni yt ka mbarua. Falëminderit për gjashtëmbëdhjetë vjet shërbim”, ka thënë ai, shkruan Guardian.

Ai ka thënë se ka menduar që do të kishte një jetë më të mirë, duke shtuar se nuk ndjehet i sigurtë dhe se ka pritur që të paktën familja e tij do të sigurohej.