Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 12:35

Ankara – Më shumë se 50 milionë turqë, sot votojnë për 550 deputetë. Në zgjedhje marrin pjesë 15 parti me 7. 600 kandidatë.

Sipas të gjitha anketave, partia e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) do të fitojë prej 46 deri 48 për qind të votave, pothuajse njëjtë si edhe para katër viteve.

Partia udhëheqëse opozitare Republikane Popullore (CHP), e cila ka program sekular, do të duhet të fitojë 30 për qind të votave. Ka gjasa që në parlament të hyjë edhe Partia radikale djathtiste e aksionit nacionalist (MHP) me 12 për qind të votave.

Pjesa më e madhe e partive nuk do të kenë konsensus zgjedhor prej 10 për qind të votave. Partia prokurde e paqes dhe e demokracisë (BDP), siç është paralajmëruar, përmes deputetëve të pavarur do të tentojë të hyjë në Parlament.

Nëse realizohen parashikimet, kjo do të jetë fitorja e tretë me radhë e AKP-së, e cila për herë të parë erdhi në pushtet në vitin 2002.