Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 13:10

Ankara – Irani ka paralajmëruar Turqinë që të mos u lejojë forcave të NATO-s të shfrytëzojnë baza turke për operacione kundër regjimit të Sirisë, sepse në rast të kundërt do të sulmojë ndaj territorit turk, njoftojnë mediat siriane.

Pohimi ishte mohuar nga zëdhënësi i MPJ-së iraniane, sipas së cilës bëhet fjalë për një propagandë.

Sipas një raporti në gazetën libiane Al Ahbar, Irani iu kërcënua Turqisë se nëse lejon që NATO-ja ta sulmojë Sirinë nga territori turk, Teherani do të përgjigjet me sulme ndaj caqeve të SHBA-së dhe NATO-s në Turqi.

Sipas zëdhënësit të MPJ-së së Iranit, këto nuk janë informacione të sakta.

“NATO-ja nuk mund të përzihet në një shtet tjetër në të gjitha problemet, me të cilat po përballet Afganistani. Ata nuk mund të fillojnë një lojë të re. Përveç kësaj, autoritetet në Turqi kanë dëgjim të mjaftueshëm që të mos jenë pjesë e skenarit të Perëndimit për Sirinë”, deklaroi ai.