Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 17:59

Ankara – Armata e Turqisë sot vrau tre kryengritës kurdë në Turqinë Qendrore. Kjo është dhuna e parë më serioze pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën.

Lideri kurd Abdullah Oxhallan, i cili vuan burg të përjetshëm, muajin e kaluar u kërcënua me “luftë” nëse Qeveria nuk fillon negociata pas zgjedhjeve, ndërsa si datë përfundimtare e potencoi 15 qershorin.

Disa qindra ushtarë, të mbështetur nga helikopterë filluan operacion kundër një grupi prej dhjetëra kryengritës nga Partia Punëtore Kurde (PKK) në mëngjes në qarkun Sivas.

Armata kumtoi se grupi me siguri ka udhëtuar nga qarku Tunxheli, Turqia Lindore, drejt Detit të Zi, por është e takuar në afërsi të qytetit Imranëll në Sivas.

Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se edhe krahas bisedimeve të disa përfaqësuesve shtetëror me Oxhallanin, Qeveria nuk do të negociojë me PKK-në, e cila për Turqinë, për Bashkimin Evropian dhe për SHBA-në është grup terrorist.