Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 08:58

Ankara- Turqia ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel, pas raporteve se Berlini po bllokon hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministri turk për çështjet evropiane, Egemon Bagis akuzoi Merkel se po shfrytëzon çështjen e anëtarësimit të Turqisë si një “material politik” meqë po kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani, raporton rel.

Diplomatët thonë se Gjermania të enjten ka bllokuar hapjen e kapitullit të ri të negociave mes Turqisë dhe BE-së.

Bashkimi Evropian pritet të takohet me zyrtarët turk javën e ardhshme.

Qeveria gjermane ka kritikuar mënyrën se si qeveria turke i është përgjigjur protestave anti-qeveritare, ndërsa konservativët e Merkel përjashtojnë nga programi i tyre anëtarësimin e Turqisë në BE.

Shumica e shteteve anëtare të bllokut, mbështesin negociatat e anëtarësimit të Turqisë, por politikanët në Gjermani e Francë janë kundër.