Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 17:16

Algjer – Trembëdhjetë kryengritës dhe civilë e kanë humbur jetën dje në përleshjet midis opozitës dhe forcave lojale të liderit libian Moamer Gadafi në qytetin Zavia, ku tashmë dy ditë po zhvillohen luftime.

“Për momentin por zhvillohen luftime të ashpra. Në pullazet e ndërtesave dhe xhamive ka shumë snajperistë. Ata janë kërcënimi kryesor për banorët”, theksoi një përfaqësues i kryengritësve, duke shtuar se midis viktimave është edhe një fëmijë shtatëvjeçar.

Kryeprokurorja e Gjykatës ndërkombëtare penale, Lusi Moreno-Okampo theksoi se shpreson që Gadafi së shpejti të arrestohet për shkak të krimeve kundër njerëzimit.

“Shpresojmë se së shpejti do të jepet urdhër për arrestimin e gadafit dhe se do të arrestohet nga populli libian”, theksoi Moreno – Okampo.